VIDEO/ Daku shkëlqen në Rusi, shikoni si e driblon mbrojtësin kundërshtar në aksionin e golit

Mirlind Daku protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti kryesor në golin e parë të Rubin Kazan ndaj Lokomotivës së Moskës.

Në minutën e 21, Daku nis një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve, kaloi dhe portierin, por topin në rrjetë e shtyu një nga shokët e tij, Vada.

Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan, ndërkohë që shpreson të marrë një ftesë për në Europian.