VIDEO/ Egnatia përmbys Laçin në transfertë, rrogozhinasit shkëputen në krye

Egnatia mundi skuadrën e Laçit me shifrat 1-2 në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit Shqiptarë.

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dy skuadrat por që në fund pa rrogozhinasit triumfues.

Gjithçka u hap në minutën e 23-të kur Melo realizoi me kokë nga një krosim i ardhur nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm të tijve.

Gjatë pjesës së dytë, Egnatia u duk që kishte hyrë me një fytyrë tjetër, dhe këtë gjë e provoi kur shënoi dy herë brenda pak minutave, me anë të Ibrahimoglu dhe Montenegros.

Me këtë rezultat tashmë, Egnatia shkëputet në vendin e parë dhe krijon diferencën me 9 pikë nga Vllaznia e vendit të dytë, por që këta të fundit kanë akoma një ndeshje me Teutën për të rikuperuar.

Për sa i përket Laçit, ndodhen akoma në vendin e shtatë, 1 pikë larg durrsakëve që kanë ndeshjen për të rikuperuar ndaj shkodranëve.

GOLAT:

https://streamin.one/v/f70eb35d

https://streamin.one/v/54ee162c

https://streamin.one/v/81ac9138