FOTOLAJM/ “Here I Am”, mesazhi i Monika Kryemadhit për Ilir Metën, ja si reagon kryetari i PL-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2024, 19:17
Pas përplasjeve politike mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ata janë përballur sot në Komitetin Drejtues të PL.
Kryemadhi mbante veshur një bluzë ku shkruhej mesazhi “Here I Am”.
Në momentin kur Ilir Meta hyrë në sallë, u përball me këtë mesazh të Kryemadhit. Ndërsa reagimi i parë ishte duke thënë se “paskemi mysafirë”.
Kryemadhi iu përgjigj: Jemi në shtëpinë tonë, nuk jemi mysafirë.
