Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së, Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë

Partia e Lirisë pritet të mbledhë rreth orës 18:00 Komitetin Drejtues Kombëtar. Pak para nisjes së kësaj mbledhje ka reaguar ish-drejtuesja e kësaj partie, Monika Kryemadhi. 

Ajo shkruan në rrjetet sociale, se "meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik."

Më tej shton se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për kedo. 

Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmirësuar është për këdo. Sot në orën 18:00 në KDK e PL.