"T'i nxjerrin me forcë" Ndoka: Protesta para bashkisë legjitime, dhuna më e madhe vjedhja e aferat kriminale
I ftuar në Ora News, kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka tha se është një protestë legjitime sepse kemi skandalet më të mëdha në 30 vite, jo vetëm në bashki, por edhe në qeveri.
Ai shtoi se janë shkelur të gjitha vijat te bashkia e Tiranës me 5 drejtorë në një aferë kriminale dhe duhej një dorëheqje e kryetarit të bashkisë.
Ndoka: Është një protestë legjitime sepse kemi skandalet më të mëdha në 30 vite, jo vetëm në bashki, por edhe në qeveri. Ka një akumulim të madh dhe këto akte më duken fare modeste. Kemi një pushtet arrogant, jo vetëm nga Rama, por edhe Veliaj. Janë shkelur të gjitha vijat te bashkia e Tiranës me 5 drejtorë në një aferë kriminale dhe duhej një dorëheqje e kryetarit të bashkisë.
Në vendin tonë nuk ekziston një standard i tillë. Dhe ambasadorët duhet të reagonin për këto standarde kur kryetarit të bashkisë i kapin të gjithë titullarët e bashkisë, është minimale dorëheqje si shenjë përgjegjësie. Atëherë vendosim një standard dhe kërkojmë protesta qytetare, por kur kemi një kryetar bashkie dhe kryetar qeverie, ndodhemi përballë fakteve të tilla. Protestat duhet të jenë më të ashpra dhe i kemi parë edhe në vendet evropiane. T'i nxjerrin nga bashkia me forcë!
