Për*dhunuan 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor, arrest me burg për njërin autor, tjetri arrest shtëpie

Ka përfunduar seanca gjyqësore për dy të arrestuarit, shtetasit me iniciale B.J dhe R.B ku gjykatëse ka qenë Idush Maliqi dhe prokuror Neritan Hoxha ku u dha vendimi

Arrest me burg për shtetasin me iniciale B.J dhe arrest shtëpie për shtetasin me iniciale R. B për shkak të pretendimit që ato kanë se ky person nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

Avokati mbrojtes i shtetasit R.B shprehu se Prokuroria ka marrë në shqyrtim pamjet filmike të paraqitura nga mbrojtja për R.Ballën ku vërtetohet se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në kohën e pretenduar. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim dhe ka kërkuar arrest shtëpie.