VIDEO+FOTO/ Nis filmimi i protestuesve nga tarraca e Bashkisë

Shoqëria Civile po zhvillon një protestë përpara bashkisë së Tiranë pas arrestimeve që SPAK bëri disa ditë më parë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se drejtorët e bashkisë kishin krijuar një grup kriminal ku vidhinin taksat e qytetarëve.

Por vesi i vjetër i spiunimit nuk del lehtë pasi menjëherë Veliaj ka vënë në lëvizje patronazhistët e tij për të filmuar qytetarët, të cilët janë pjesë e protestës.

Në foto e siguruara shihet qartë që në tarracën e bashkisë janë ngjitur spiunët e partisë.