“NA Q*U NANËN”- Tensione te Bashkia, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e hekurt të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2024, 12:07
Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës u provokua sërish nga forcat e rendit. Në mesin e protestuesve ishin edhe të paktën dy policë të infiltruar.
Ata u identifikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Policët u dëbuan nga protesta mes thirrjeve të protestuesve. Ndërkaq ka nisur një përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku u tentua të çahej gardhi i uniformave blu te vendosura në të gjithë perimetrin e bashkisë.
“NA Q*U NANËN”- ishin fjalët e një personi të mbuluar nga njerëz të tjerë në këto momente tensioni te Bashkia, ku protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e hekurt të policisë.

