Basha nuk e do afër Bardhin në Kuvend, kërkon ndryshimin e vendeve të deputetëve në sallë, ja kë do afër
Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla për shpërdorim detyre.
Në shkresën prej 14 faqesh të firmosur nga Enkelejd Alibeaj renditen së paku pesë raste që për demokratët është realizuar shkelja e rregullores së parlamentit.
Konflikti mes dy grupimeve demokratëve shfaqet edhe në dokumentin për ulëset në parlament. Lulzim Basha ka kërkuar largimin e Gazmend Bardhit nga karrigia pranë tij dhe uljen aty të Arbi Agalliut.
Po ashtu edhe Agron Gjekmarkaj është propozuar të zhvendoset në radhë dhe në vend të tij të afrohej Kreshnik Çollaku, ndërsa Selaudin Jakupllari duhej të zinte vendin e Lefter Gështenjës dhe Andia Ulliri atë të Asllan Dogjanit.
Në vend të deputetit Saimir Korreshi, që mbështet Rithemelimin, kërkohet që të vendosej me deputeten Merita Bakiu.
