Pertef Rusi: Shteti na ka bela, futbollistët nuk janë të siguruar! Çdo të ndodhë me ta…
I ftuar në emisionion Sport Focus nën moderimin e Vjosana Nozllakut, mjeku specialist i sportit Pertef Rusi flet për mungesat e pafundme që ka mjekësia në sport.
Pertef Rusi: Nëse do të bënim, një krahasim të kushteve atëhere me kushtet që janë sot në mjeksinë sportive ka apsolutisht ndryshim.
Në vitet 90 ekipi i futbolli subvecionohej me 10 përqind të buxhetit nga bashkia, mjeket e te gjithe merrnin pagat e tyre, pushimet ishin pushime, cdo gjë kontrollohej në përpikmëri edhe pse kushtet nuk kanë qenë aq të mira atë kohë.
Por sot është për të ardhur vërtet keq, sot lojtarët nuk janë të siguruar, maksimumi i sigurisë tyre është tek Sigal me vetëm 5 mijë lekë të paguar, cfarë pensioni do të marrin ato të shkretët.
Pastaj mos të flasim për sportet e tjera me dorë që s'kanë asgjë...nuk u japin as rrogat, as ambulance asgjë nuk ka.
Në ndeshjet që luhen të basketbollit apo volejbollit nuk ka ambulance, kemi rastin e 16 vjeçarit që vdiq për shkak se nuk kishte as ndihma e parë aty...mungojnë mensa...
Në kategorinë e parë ka kushte të mjerushme. Kanë ndryshuar pak ato kushtet e ambulancave që kur ndërroj jetë Duamena se Brenda tyre gjeje qep dhe domate...
