“Në futboll ka diçka që quhet mbrojtje”, Henry: Reali ishte skuadra më e mirë

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions League pasi eliminoi Manchester Cityn, në dy sfida që përfunduan në barazimin e përgjithshëm 4-4.

Nga pikë e bardhë, lojtarët madrilenë dhe portieri Lunin u treguan më të saktë.

Një kualifikim i arritur me shumë sakrifica nga “Los Blancos”, teksa në “Etihad Stadium”, skuadra e Ancelottit u mbrojt thuajse gjatë gjithë ndeshjes me Cityn që kishte kontrollin total të lojës.

Megjithatë, për Thierry Henry futbolli ka edhe aspektin difensiv, për të cilin shprehet se Reali e aplikoi në perfeksion.

“Në futboll është diçka që quhet mbrojtje.

Mendoj se mund ta kontrollosh lojën edhe duke u mbrojtur mirë.

Unë e di mirë se pjesa më e madhe e opinionit do të thonë se City ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është gjithashtu pjesë e lojës.

Reali u mbrojt në mënyrë perfekte.

Unë mendoj se u kualifikua ekipi më i mirë, ai që u mbrojt më mirë”, u shpreh Henry.