'Neutralizoi' Bernardo Silvën, portieri i Realit zbulon sekretin e penalltisë
Andrij Lunin ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Realit të Madridit në gjysmëfinale të Championsit.
Portieri ukrainas priti dy penallti vendimtare (Bernardo Silva, Kovacic).
Lunin, i cili kreu disa pritje fantastike gjatë 120 minutave lojë, zbuloi sekretin e pritjeve të tij në deklaratën pas ndeshjes epike përballë Manchester Cityt, teksa u shpreh:
“Më duhej të rrezikoja me një nga kundërshtarët tanë, duke qëndruar në mes.
Dhe zgjodha ta bëja te gjuajtja e Bernardo Silvës.
Kishte disa opsione, por unë zgjodha portugezin.
Për fat shkoi mirë.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte gjithë skuadra jonë.
Ne flasim gjithmonë me njëri-tjetrin, shokët më ndihmuan, gjithashtu stafi teknik.
Bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme për 120 minuta, luftuam shumë për këtë kualifikim”, theksoi 25-vjeçari.
