S’ka luftë deri në pashkë! Izraeli shqyrton reagimin ndaj Iranit. BE zgjeron sanksionet ndaj Teheranit

Izraeli nuk pritet të ndërmarrë sulme ndaj Iranit, të paktën deri në përfundim të kremtimit të pashkës Ortodokse, citohet  të ketë deklaruar një zyrtar i lartë amerikan.

Megjithëse kjo mund të ndryshojë nga momenti në moment, ndaj gjithsesi autoritetet iraniane janë në gatishmëri të lartë.

Që kur Irani lëshoi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit, qeveria e Benjamin Netanjahut është mbledhur disa herë për të peshuar se si do ti përgjigjet sulmit.

Burimet kanë bëtë të ditur se përgjigjet e mundshme variojnë nga sulmi ndaj përfaqësuesve iranianë në rajon, por jo në tokën iraniane, deri te një sulm i mundshëm kibernetik, duke shtuar gjithashtu se Izraeli u përgatit dhe më pas i ndërpreu sulmet hakmarrëse në të paktën dy netë gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë vijojnë kërcënimet e ndërsjellta mes dy rivalëve, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për qetësi.

Kryeministri Netanjahu bëri thirrje se shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten.

Nga ana tjetër, homologu I tij Iranian, Ebrahim Raisi tha në një paradë të ushtrisë të mërkurën se pushtimi më i vogël nga Tel Avivi do të përballet me një përgjigje të ashpër.

Në përgjigje të situatës, vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ndaj prodhuesve iranianë të dronëve dhe raketave pas sulmit të paprecedentë të Teheranit.

Blloku tashmë ka sanksione të shumta kundër Iranit, duke përfshirë shitjen e dronëve Rusisë për përdorim në luftën kundër Ukrainës. Edhe SHBA ka lënë të kuptohet se do të vendosë dënimet e veta në ditët në vijim.