Tërmet i fortë në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot pas mesnate rreth orës 01:07 në Turqi, me magnitudë 4.7 ballë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), epiqendra e lëkundjeve ishte 46 kilometra në jug të Turhalit, me një thellësi prej 8.5 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohet për dëme.