Qindra të vdekur nga temperaturat, termometri shënon 48 gradë Celsius, përhapet kolera, popullsia në uri

Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit në Afrikën Perëndimore dhe Sahel ishte e paevitueshme pas ndryshimeve klimaterike që globi ka pësuar, thonë shkencëtarët.

Efektet u ndjenë të forta në rajonet jugore të Malit dhe Burkina Fasos. Në Bamako, kryeqyteti i Malit, Spitali Gabriel Toure tha se regjistroi 102 vdekje në ditët e para të prillit.

Spitalet e kanë lidhur numrin e qindra vdekjeve me nxehtësinë ekstreme dhe temperatura që kanë kaluar 48 gradë Celsius. Në të gjithë rajonin temperatura pesëditore u rrit me 1.4gradë celsius.

Ndërsa valët e të nxehtit intensive janë ende relativisht të rralla në këtë rajon, studiuesit presin që ato të bëhen më të zakonshme ndërsa klima ngrohet.

“Kjo nxehtësi shtesë do të kishte qenë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për shumë njerëz” sipas ekspertëve.

Në një shikim më të gjerë reshjet e pakta shkatërruan të korrat në disa vende duke bërë që rreth 20 milionë njerëz të përballen me urinë. Mungesa e ujit në Zambi dhe Zimbabve favorizoi përhapjen e kolerës në dy javët e fundit.

Të dyja vendet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë. Thatësira e Afrikës Jugore duket të jetë shembulli më i rrallë i nxitur nga El Niño.