IRONIA E FATIT/ Vdes nëna e Edmond Lajqit, burrit që vrau gruan në Pejë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2024, 21:04
Nëna e Edmond Lajqit, e cila ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë sot, një ditë pasi djali i saj e vrau bashkëshorten.
Vetë Edmond Lajqi kur mbrëmë ka dalë para gjykatës ka treguar se nëna e tij është e sëmurë, dhe është e shtrirë në spital.
Ndërkohë, sot do të varrosej edhe Gjyljeta Ukella, e cila u vra dje për motive ende të panjohura.

