Serbia ''hakmerret'' ndaj Kosovës, Isufi: Qytetarët u bllokuan pa asnjë informacion, nuk kalonin në Kosovë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 17 Prill 2024, 18:23
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se qytetarët nuk kalonin në territorin e Kosovës dhe se ishin bllokuar nga Serbia pa asnjë informacion.
Isufi: Dje menjëherë pas vendimit të rëndësishëm për Kosovën, Serbia menjëherë ka filluar të hakmerret ndaj Kosovës duke i ndalur udhëtarët të cilët kanë qenë duke ardhur nga Serbia për në Kosovë.
Udhëtarët nuk u lejuaj të hynin në territorin e Kosovës, pas asnjë informacion se pse po ndoshte kjo gjë.
Policia serbe ka tërhequr vazhdimisht nga 2-3 persona kosovarë dhe i ka dërguar brenda stacionit të policisë duke i marrë në pyetje.
Qytetarët u bllokuan pa asnjë informacion dhe nuk kalonin në territorin e Kosovës.
