Selimi: Shqiptarët për herë të parë ndahen në 2 blloqe, pritet numër rekord deputetësh në RMV

Analisti, Sefer Selimi në një intervistë në Ora News u shpreh se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për herë të parë po ndahen në dy blloqe dhe se pritet një numër rekord I deputetëve në parlamentin maqedonas.

Selimi: Nuk duhet të harrojmë që VMRO DPMNE me narrativën dhe paraqitjet e tyre publike qoftë përmes kandidates për deputet apo edhe vetë kryesisë së partisë po shfaq qëndrime të cilat janë në kundërshtim jo vetëm me shqiptarët e Maqedonisë por edhe me politkat dhe interesat e shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të koalicionit të gjerë që e ka VMRO DPMNE bën pjesë edhe kandidati për deputet që është në vendet që sigurisht që do zgjidhet si deputet në parlamentin e ardhshëm.

Në fakt risia e kësaj fushate zgjedhore është se shqiptarët për herë të parë po ndahen në dy blloqe.

Pritet që të ketë një numër rekord të deputetëve shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë.