Vranë 17-vjeçarin në Gramsh, Prokuroria jep pretencën për 4 autorët e mitur. Kërkohet dënim maksimal

Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit.

Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu, prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.