Shkëmbi: Pas vitit 2011 kontributet gjenden online, më herët vështirë t’i gjesh, gjyqet marrin me vite
E ftuar në Ora News, avokate Teuta Shkëmbi u shpreh se nga viti 2011 e këtej është shumë e lehtë t’i gjesh online kontributet shoqërore në sistem
Ajo shtoi se ka shumë raste të tilla, që kanë ndodhur nga neglizhenca e punonjësve dhe se kjo ka bërë që tu privohet pensioni shumë personave.
Shkëmbi: Nga viti 2011 e këtej është shumë e lehtë t’i gjesh online kontributet shoqërore në sistem, ndërsa më herët është shumë më e vështirë t’i gjesh dhe duhet kaluar edhe në procese gjyqësore. Janë bërë gabime në sisteme dhe janë ndryshuar gjeneralitetet, prandaj duhen faktuar me proces gjyqësor.
Ka shumë raste të tilla, që kanë ndodhur nga neglizhenca e punonjësve. Kjo ka bërë që tu privohet pensioni shumë personave. Proceset nuk zgjat në shumë seanca, por nga mbingarkesa në gjykata ka zgjatur edhe me vite. Nga Instituti i Sigurimeve shoqërore nuk ka apelime për vendimet, sepse më herët kishin tendencë që e bënin.
