Skauti italian Felici: Unë e kam çuar Gjimshitin tek Atalanta, ja cili lojtar më pëlqeu tek Tirana
Skauti italiani Francesco Felici i ftuar në Ora Sport nën moderimin e e Altin Sulces dhe Vjosana Nozllakut zbulon ekskluzivisht se si shkoi Berat Gjimshiti tek Atalanta dhe se çfarë i tha Gasperini.
''Unë e kam çuar Gjimshitin tek Atalanta, kur ai ishte tek Benevento.
Ne e kemi ndjekur që kur ai ka luajtur në Zvicër, është një kampionat që e shohim shumë shpesh.
Kualiteti i Gjimshitit është se ai e merr kohën përpara është i vazhdueshëm.
Është një nga më të mirët mbrojtës të Seria A.
Gasperini ka shumë mbrojtësa të gjithë i zëvëndëson ndërsa Gjimshiti është stabël'', tha Felici.
Gjithashtu skauti i Bolonjës kishte ndjekur nga afër disa ndeshje të kampionatit shqiptar aty ku na tregon për lojtarin që ka pëlqyer te klubi i Tiranës.
''Po na ka pëlqyer Janku, bën diferencën në fushë.
Lojtar i ri dhe me cilësi.
Kaq s'dua të flas më shumë.''
Ndërkaq Francesko Felici foli në Ora Sport edhe per skautizmin në Itali duke na treguar kështu se sa rëndësi i japin talenteve të moshave se sa i rëndësishmë është skauti në cdo ekip.
