Nderohet konsulli i Izraelit në Shqipëri, Felaj: Rikonfirmim i vlerave të miqësisë mes dy popujve

Në rezidencën e Ambasadës së Izraelit u mbajt ceremonia e nderimit të konsullit të Nderit të Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.

Në ceremoni mori pjesë edhe zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, me ftesë te ambasadores Galit Peleg.

Felaj, u shpreh se, ky është një rast për të rikonfirmuar vlerat e miqësisë mes dy popujve tanë, për të kujtuar sesi Shqipëria mbështeti popullin hebre gjatë periudhës të Luftës së Dytë Botërore, si dhe për të folur për aktualitetin e sotëm.

“Ne mbetemi të përkushtuar për paqen në Lindjen e Mesme dhe si vend anëtar i NATO, jemi në të njëjtën linjë qëndrimi me BE dhe SHBA”, theksoi Felaj.