PS "bëhet pishman" për hetimet parlamentare, pas "Shëndetësisë", PS braktis edhe TIMS-in/ Salianji: Kush bllokon informacionin shkon para drejtësisë
Socialistët duket janë të vendosur për të bllokuar çdo hetim parlamentar qoftë për koncesionet e dhëna në sistemin ee Shëndetësisë, ashtu edhe për grabitjen e të dhënave të sistemit TIMS të Policisë së Shtetit, një skandal që deri tani mban emrin e drejtorit të IT-së, Ervin Muça.
Ervin Salianji, kryetar i Komisionit hetimor për TIMS, tha se problem kryesor që kanë janë kërkesat për informacion, teksa gjatë debateve mazhoranca braktisi komisionin.
Salianji tha se në momentin kur kërkesa për informacion firmoset nga dy ekspertët dhe miratohen nga Komisioni me vendime të ndërmjetme.
“Çfarëdo lloj kërkese të keni, ccfarë do shqetësimi të keni, ejani ta diskutojmë”, tha Salianji. Në vijim, Salianji akuzoi deputetët socialistë se po tentojnë të bllokojnë hetimet.
“Ja keni shembull komisionin tjetër se si e bllokoni. PS ka si qëllim të pengojë hetimet e çdo krimi, doni t’i bëni barrikadë dhe mbrojtje ndaj ligjit për të gjithë kriminelët që kanë hyrë në atë sistem. Jeni të shqetësuar që mos ky komision e nxjerr se ku kanë shkuar të dhënat, nëse kanë shkuar për grupet kriminale apo janë fshirë të dhëna nga sistemit TIMS. Nëse doni ta bllokoni, jeni në të drejtën tuaj. Por të bllokoni kërkesën për informacion, unë besoj që cilido që ka guxim ta bëjë këtë, do të shkojë në dyert e drejtësisë siç ka ndodhur me çdo abuzues.
Mos të bëjmë lojëra sikur ju jeni të shqetësuar. Cilën emër doni të hiqni nga kërkesa për informacion. Cilën pyetje doni të hiqni? Çfarë ka për t’u shqetësuar? Që urdhrat e emërimit të personave që janë dënuar për falsifikim? Që persona nuk kanë bërë asnjë ditë në Akademinë e Policisë janë emëruar? Kërkesa për informacion janë. Nuk po i kërkohet jeta askujt. Ju vini dhe bëni politikë gjithë kohës. Ne e kemi shkatërruar Shqipërinë dhe e kemi sjell në këtë derexhe. Nëse doni që të kemi dakordësi po”, theksoi ai.
Ndërsa nënkryetari socialist Toni Gogu tha se deputetët e PS do të miratojnë ccdo kërkesë të paraqitur për informacion. Por Gogu nxorri pretendimin se kërkesat për informacion i janë vënë në dispozicion anëtarëve të Komisionit nga ekspertët 2-3 orë përpara, dhe ne ende nuk jemi njohur me materialet.
Gogu kërkoi një pushim disa minutësh, ndërsa Salianji në reagimin e tij u shpreh se mbledhjet e komisionit nuk mbyllen nga nënkryetari.
“Këta kur kërkojnë pushim, synojnë të marrin direktiva për të bllokuar punën e këtij komisioni”, tha Salianji, duke shtuar se askush nuk do të mund të bllokojë hetimet apo edhe kërkesat e ekspertëve për informacion.

