U-17/ Miqësorja ndaj Sllovenisë, Shqipëria nis përgatitjet në Udine të Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2024, 14:55
Kombëtarja U17 e Shqipërisë nisi paraditen e sotme përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë U17.
Skuadra kuqezi kreu seancën e parë stërvitore në Udinese të Italisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, janë stërvitur 15 nga 19 lojtarët e ftuar për këtë test miqësor.
Daniel Culi, Agon Bajrami, Ardit Muldakaj dhe Jordan Luan Kinnavong do të bashkohen me ekipin gjatë pasdites së sotme, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore.
Pjesa tjetër u stërvit normalisht nën urdhrat e Shkëmbit.
Takimi miqësor ndaj Sllovenisë U17, do të luhet të enjten (18 prill), duke nisur nga ora 11:00. Në Ajdovscina, Slloveni.
