37 pikë larg kreut, Muçi dhe Rashica me trajner të ri
Tre muaj zgjat aventura e Fernando Santosit si trajner i Besiktasit në elitën e futbollit turk.
Drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë vendosur ta shkarkojnë portugezin pas barazimit shtëpiak 1-1 ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës.
Santos firmosi me bardhezinjtë në datën 7 janar, me misionin për të rregulluar problemet e Besiktasit, por nuk arriti të ndryshonte situatën për mirë.
Vetëm 16 ndeshje regjistroi 69-vjeçari nga Lisbona – i cili ka drejtuar më parë kombëtaret e Portugalisë, Polonisë dhe Greqisë – në stolin e skuadrës ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Besiktasi renditet në vendin e katërt në Superligën turke, duke qenë për momentin plot 37 pikë larg Fenerbahces kryesuese. Distancë që nuk pranohet lehtësisht nga tifozët dhe drejtuesit e klubit.
Dhe këta të fundit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës deri në fundin e sezonit zv trajnerit Serdar Topraktepe.
