Elbasani mposht Apoloninë dhe ngjitet zyrtarisht në Superiore

Elbasani ka mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht në Superiore. 

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Hoxhaj në minutën e 84′ të sfidës.

Ai bën heroin për skuadrën e tij duke i dhuruar 3 pikë të arta.

Kështu verdheblutë festojnë ngjitjen në Superiore, por festa nuk është e plotë pa tifozët.

Kjo për shkak se stadiumi “Elbasan Arena” është mbyllur për mbështetësit, për shkak të një dënimi nga Komisioni i Disiplinës.