Premier League/ Barazim spektakolar mes Manchester United dhe Bournemouth
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 21:05
Barazim 2-2 në Bournemouth-Manchester United.
Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet reagoi kapiteni Bruno Fernandes.
Dominic Solanke dhe Justin Kluivert realizuan për Bournemouthin, ndërkohë që portugezi Fernandes shënoi dy herë për “Djajtë e Kuq”. Të dytin me penallti.
Pika nuk i shërben skuadrës së Ten Hag, që mbetet në vendin e shtatë me 50 pikë, duke qenë 10 pikë larg zonës Champions.
