Bundesliga/ Bayerni s’e lejon Leverkusenin të festojë titullin nga ‘shtëpia’, fiton edhe Dortmund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 18:31
Kanë përfunduar 5 sfidat e pasdites të vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane.
Bayern Munchen ka mposhtur Këlnin me shifrat 2-0 falë golave të Gerreros dhe Mylerit, duke mos i dhënë shansin Leverkusenit të festojë nga “shtëpia” titullin kampion.
Dortmundi ka fituar në kampionat pas disfatës në Champions ne ndeshjen e parë me Atletiko Madridin.
Verdhezinjtë kanë triumfuar 1-2 në transfertën me Borusia Mynshengladbah.
Leipzig fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Volfsbugurt dhe Mainz triumfon me goleadë.
Dueli Bokum-Heidenhem mbyllet në barazimin 1-1.
