Derbi mbyllet pa gola, Torino dhe Juventusi ndajnë nga një pikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 20:23
Përfundoi në barazim 0-0 derbi mes Torinos dhe Juventusit.
“Zonja e Vjetër” ishte më mirë në 45 minutat e para.
Dusan Vlahovic pati dy mundësi të mira, por u ndal nga shtylla dhe portieri kundërshtar.
Fraksioni i dytë foli për Torinon, që iu afrua golit në disa momente.
Por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara.
