Fiorentina ndalet nga Plzen, Olympiacos triumfon ndaj Fenerbahce
9 gola kanë prodhuar në total 4 sfidat e luajtura në Conference League, ku nuk pati surpriza. Vetëm një prej ndeshjeve u mbyll në barazim, ajo mes Viktoria Plzen dhe Fiorentinës. Në Greqi Olympiacos vendës nuk e vendosi për asnjë çast në diskutim fitoren duke mposhtur Fenerbahce në shifrat 3-2.
Fortunis dhe Jovetic bënë që fraksioni i parë të mbyllej në shifrat 2-0. 2 minuta nga pjesa e dytë Chiquinho trefishoi, por miqtë reaguan me Tadic dhe Kahveci, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Aston Villa mori një fitore me shumë vlerë ndaj Lilës në shtëpi, por asgjë nuk ka përfunduar. Eksperti i Europa League, Unay Emery tani nën drejtimin e britanikëve synon të fitojë një tjetër trofe, pas rezultatit në favor të së enjtes. I përhershmi Watkinfs në pjesën e parë dhe McGinn në të dytën dërguan shifrat në 2-0 me Diakite që ngushtoi diferencën për ekipin francez. Kualifikimi do të vendoset në Francë.
Një gol i Vetlesn që në minutat e para i mjaftoi Club Brugge të merrte një fitore ndaj Paokut në Belgjikë, ndërsa vendësit shpërdoruan dhe një 11 metërsh me brazilianin Igor Thiago. Një lojë e dominuar absolutisht nga Club Brugge, i cili duhet të tregojë kujdes në përballjen e kthimit. Fiorentina nuk shkoi më tepër se një barazim pa gola në transfertën e Plzn. Të besuarit e Vincenzo Italiano shpërdoruan raste të mira, duke bërë që përballja të mbyllej pa gola, ndërsa tani ka mundësinë që në shtëpi, gjithçka ta nisë nga 0.

