Volejboll për femra, korçaret mposhtën në gjysmëfinalen e parë Vllazninë 3-0

Skënderbeu ka rrëmbyen një tjetër fitore në volejbollin për femra këtë herë ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e parë të kampionatit. Të besuarat e Orlando Kojës nuk e vendosën për asnjë çast në diskutim fitoren duke triumfuar në të 3 setet.

Seti i parë ishte ai që u fitua dhe me më tepër lehtësi 25-15, i dyti 25-19, ndërsa në të tretin vajzat shkodrane ishin shumë pranë fitores, po Skënderbeu ia doli që të ruante ritmin, duke e mbyllur 25-23.

Në përfundim, trajneri Orlando Koja e cilëson të hapur garën, por i gëzohet arritjes së skuadrës së tij.

Në anën tjetër, trajnerja Nora Deda e Vllaznisë ka vlerësuar Skënderbeun për paraqitjen, ndërsa foli dhe për të ardhmen e ekipit shkodran.

Fituesi i këtij çifti do të përballet në finale me fituesin e çiftit Tirana-Partizani, aty ku gjysmëfinalja e parë u fitua nga ekipi bardheblu 1-3.