PAMJE/ Një asteroid do të kalojë sot jashtëzakonisht shumë pranë Tokës, ja mbi cilin shtet do të “fluturojë

Sipas agjencisë evropiane të hapësirës ESA, 2024 GJ2 është rreth 3 metra në madhësi dhe u zbulua të martën nga teleskopi Pan-STARRS 2 në Hawaii, SHBA.

Ai do të kalojë vetëm 12,320 km nga sipërfaqja e Tokës, sot më 11 prill në orën 18:31 UTC (20:31 CEST) mbi Australi, duke udhëtuar me 14.4 km/s.

Kjo është vetëm 3% e distancës midis Tokës dhe Hënës.