U KONTROLLUAN PA TË DREJTË/ 13 gra u dyshuan se kishin braktisur një foshnje të sapolindur, 5 kërkuan dëmshpërblim

U akuzuan për një krim që nuk e kishin kryer por përsëri e humbën gjyqin për dëmshpërblim. 5 gra në Australi dolën të pafajshme për ngjarjen që sipas tyre ju shkaktoi probleme depresioni dhe ankthi.

Një foshnjë u braktis në terminalin e aeroportit Katar në Australi, e për këtë ngjarje, 13 gra u janë nënshtruar kontrolleve fizike pa pëlqimin e tyre.

Autoritetet e Katarit i detyruan gratë të hiqnin të brendshmet për një ekzaminim gjenital në një ambulancë në pistë.

Ngjarja ndodhi në 2020-ën, e dy vite më pas , 5 prej  tyre ngritën padi ndaj linjës ajrore Qatar Airways për kontakt fizik të paligjshëm dhe të padrejtë që ju shkaktuan probleme mendore, përfshirë depresion dhe çrregullium të stresit post-traumatik.

Por Gjykata nuk u ka dhënë të drejtë atyre, pasi ligjet australiane që rregullojnë udhëtimet globale nuk e parashikojnë një situatë të tillë.

Madje gjykata ka shpjeguar se kompania e fluturimit nuk ka akses në atë që ishte vendim i policisë për ti ndaluar dhe për ti kontrolluar përmes infermiereve nëse kishin patur lindje gjatë 48 orëve përpara momentit të ndalimit.

Gratë janë shprehur nuk i kishin pranuar ekzaminimet që më pas u kryen me detyrim.

“Ndihesha sikur isha përdhunuar”, tha një prej tyre.

Ato kërkuan një falje zyrtare nga Katari dhe gjithashtu kërkuan që aeroporti të ndryshonte procedurat e tij për t'u siguruar që incidenti të mos përsëriteshin