TAKOHEN PEKINI DHE PENIANI/ Kina dhe Koreja e Veriut nisin përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet
Mes tensioneve rajonale në rritje, Kina dhe Koreja e Veriut kanë organizuar një takim të nivelit të lartë për të forcuar marrëdhëniet diplomatike. 3 ditë bisedime do të zhvillohen me ftesë të qeverisë koreane
Kina dhe Koreja e Veriut nisin këtë të enjte përpjekjet diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve që do të pasonte një fqinjësi të mirë.
Pas gati 5 vitesh shkëputje, delegacioni më I lartë kinez është dërguar në Penian, pasi ky i fundit kërkon të forcojë lidhjet me Pekinin dhe Moskën në mes të koordinimit në rritje midis fqinjëve të tij jugor dhe Shteteve të Bashkuara.
Në njoftimin zyrtar, Kina e cilësoi vizitë të vullnetit të mirë për të nisur një vit miqësie, që shënon dhe 75 vjet të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë që I kushton lideri Xi Jinping.
Bisedimet diplomatike që do të zgjasin 3 ditë, zhvillohen në qeverinë e fshehtë dhe të izoluar të Koresë së Veriut, por sipas paktit paraprak do të ndiqen drejtpërdrejtë nga një zyrtar I lartë kinez në terren.
Përpjekja vjen pasi të dyja vendet janë të kujdesshme për atë që e shohin si një rajon gjithnjë e më armiqësor, veçanërisht koordinimin në rritje të sigurisë midis SHBA-së dhe aleatëve të saj Japonisë dhe Koresë së Jugut, të cilat nga ana e tyre kërkojnë të kundërshtojnë agresionin nga Pekini dhe Pheniani.
Delegacioni kinez është dërguar në Korenë e Veriut mes shqetësimeve të shtuara globale, pasi muajt e fundit ka rritur retorikën e saj luftarake dhe ka vazhduar testimin e saj të armëve.
Peniani ka krijuar gjithashtu lidhje më të ngushta me Moskën dhe ka filluar furnizimin me armë për luftën në Ukrainë.


