Gara në RMV, Nebiu: Kemi vetëm 2 lista shqiptare, pritet maksimizim të potencialit elektoral
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 18:16
Analisti, Besim Nebiu në një intervistë në Ora News u shpreh se në zgjedhjet e RMV-së kemi 2 lsita shqiptare ku pritet maksimizim të potencialit elektoral.
Nebiu: Sivjet në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë të lidhura.
Të dyja fushatat janë në vijim.
Natyrisht beteja e parë është dita e 24 prillit ku do jenë raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
Besoj se në këtë moment fushtatat edhe të partive maqedonase por edhe të atyre shqiptare janë të fokusuara në këtë ditë, pasi zgjedhjet më të rëndësishme janë ato të parat.
Kemi vetëm 2 lista shqiptare, pritet maksimizim të potencialit elektoral.
