Deklaratat e Borrell, Hajrizi: Besoj se ka lidhje me Ukrainën, BE nuk qëndron dot pa SHBA-në

Analisti, Selam Hajrizi në një intervistë në Ora News u shpreh se deklarata e Borrell ka lidhje me Ukrainën.

Hajrizi: Sipas të gjitha gjasave, kjo ka të bëjë me luftën në Ukrainë.

Nuk besoj se Borrell është duke menduar se konflikti të eskalojë më tej.

Mirëpo duke iu referuar luftës në Ukrainë,  ai bën një paraqitje të tillë.

Perceptimi i tij mund të jetë vetëm për luftën në Ukrainë.

Nuk besoj se ai ka pasur dëshirë që të flasë për një konflikt të mundshëm në Ballkan.

BE nuk mund të qëndrojë pa SHBA, ku është aleati kryesor në NATO.

Zgjerimi i NATO e me disa shtete e përforcon NATO-n.