Ukaj: Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës
Analisti, Fidan Ukaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Ukaj: Kjo provë e komunitetit serb e dirigjuar po ashtu e ndikuar nga Beogradi përmes listës serbe, sic duket do të dështojë pas thirrjes që Lista Serbe i bëri komunitetit serb në veri të Kosovës që ta bojkotojë procesin e votimit për ta ndryshuar pushtetin e 4 kryetarëve të komunave në Veri të Kosovës.
Mbetet të shihet se pas thirrjeve të ndërkombëtarëve në adresë të listës serbe duke e kritikuar për një thirrje të tillë mbetet të shihet nëse do ndryshojë qëndrim lista serbe apo do qëndrojë në thirrjen e saj për bojkotimin e procesit të ri zgjedhor.
Lista serbe i ka bërë thirrje komuniteti serb për bojkotimin e këtij procesi zgjedhor.
