E rëndë, 75-vjeçarja vritet nga një grua në mes të rrugës gjatë tentativës për grabitje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 16:43
Një 75-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u sulmua brutalisht nga një grua, e cila i mori çantën me forcë.
Ngjarja ka ndodhur në Ksanthi të Greqisë. Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është sulmuar nga një grua e komunitetit rom, e cila është ende në arrati.
E moshura ka qenë në rrugë në momentin që grabitësja e ka sulmuar atë duke e goditur me forcë. 75-vjeçarja ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe ëhstë dërguar me urgjencë në spital.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.