Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Rrëzohet një tjetër rekurs i Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Lartë.

Jamarbër Malltezi dhe studio 'Pustina' bashkëankimuan në Gjykatën e Lartë sekuestrimin e disa dokumentave dhe kompjuterave në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Ky ankimim u rrëzua nga Gjykata e Lartë duke lënë në fuqi sekuestrimin e dokumentave pasi më herët, po Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestrimin e pasurive të Malltezit në kuadër të hetimeve. 

Bëhet fjalë për 25 pasuri të tij, të sekuestruara me kërkesë të SPAK.

Përveç kësaj edhe kërkesa e Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak u rrëzua nga GJKKO para pak ditësh, më 8 prill, së bashku me kërkesën për ndryshim mase të bërë nga Sali Berisha.