Sulm me thikë, një i vdekur dhe një i plagosur në Bordo të Francës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 14:19
Një burrë i armatosur në Bordo të Francës goditi me thikë për vdekje një person dhe plagosi një tjetër.
Agresori më pas u vra nga policia. Efektivët fillimisht nuk menduan se sulmi kishte lidhje me ndonjë akt terrorist, por hetimet po vazhdojnë, shkruajnë mediet e huaja.
Sulmi me thikë ndodhi pranë brigjeve të lumit Garonne në qytetin francez.
Franca po përgatitet të mirëpresë Lojërat Olimpike, por se situata e sigurisë nuk është ajo që dëshirohet. Një ndeshje në futboll mes PSG dhe Barcelonës u mbajt nën masa të rrepta sigurie, pas një kërcënimi nga Shteti Islamik.
