“LARGOHEM NËSE S’FITOJ”/ Arben Taravari flet para Presidencialeve në Maqedoninë e Veriut

Dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve Presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidati opozitar Arben Taravari është shprehur se do të tërhiqet nga jeta politike në rast se nuk fiton. Për mediat ai ka folur për prioritetet në rast se fiton

Kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka deklaruar se do të tërhiqet nga aktiviteti politik në rast se do të humbasë zgjedhjet.

Arben Taravari: “Nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, mendoj se kështu duhet të jetë. Kështu është në të gjithë botën perëndimore, kështu është në të gjitha demokracitë e zhvilluara. Nëse humbisni zgjedhjet, të paktën para autoriteteve partiake”.

Teksa ka renditur prioritetet në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, kandidati i koalicionit opozitar vlen ka shprehur mendimin e tij kundër nismës ‘Open Balkan’

Arben Taravari: “Do t'iu kërkoja partive politike dhe Qeverisë që të largohen nga nisma “Ballkani i Hapur”, sepse nuk ka mbetur askush përveç vendit tonë dhe Serbisë”.

Përshpejtimi drejt integrimit evropian është çështja e parë që Taravari tha se do të përqendrohet nëse mandatohet, çka do të niste me ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, që është dhe kusht në bisedimet e anëtarësimit.

Zgjedhjet për Presidentin e ri në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në dy runde, më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.