Bashkëpunëtorja e Navalny dënohet me 9 vjet burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2024, 19:01
Gjykata e Lartë e Baschiria ka dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg kundërshtaren Liliya Chanisheva, e cila drejtonte stafin e disidentit Alexey Navalny në këtë zonë të Rusisë.
Kështu raporton Novaya Gazeta. Kjo është një rritje e dënimit në krahasim me dënimin prej 7.5 vjetësh të vendosur nga gjykata në shkallën e parë ndaj Çanishevës.
Vendimi konsiderohet padyshim i motivuar politikisht. Prokuroria publike kishte kërkuar dhjetë vjet burgim.

