Netanjahu nuk tërhiqet nga Rafah-u, njofton mobilizimin e forcave për ndërhyrjen e armatosur: Do të ndodhë së shpejti
Shpresat se bisedimet në Kajro do të sillnin një armëpushim të ri midis Izraelit dhe Hamas janë ulur. Kryeministri Benjamin Netanjahu thotë se ka një datë për nisjen e sulmeve në Rafah, shtëpinë e 1.5 milionë palestinezëve.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar të hënën mbrëma se ka caktuar një datë për një ofensivë ushtarake në qytetin jugor të Rafahut, në Gaza.
Lajmi vjen vetëm një ditë pasi ushtria kishte lajmëruar tërheqjen e trupave nga Khan Younis, që rezultoi të ishte një veprim stategjik për rienergjizmin e forcës së tyre.
Qeveria e tij e ka sinjalizuar këtë ndërhyrje në shtëpinë e më shumë se 1.5 milionë palestinezë, për disa javë.
Netanyahu tha se ofensiva e planifikuar ishte e nevojshme për eliminimin e batalioneve terroriste atje.
Sinkron Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve dhe arritjen e një fitoreje të plotë mbi Hamasin.
Kjo do të ndodhë, ka një datë,- tha ai por pa e bërë publike.
Planet e Izraelit për një pushtim në Rafah janë pritur me kundërshtim të fortë nga aleatët ndërkombëtarë për shkak të krizës humanitare në Rripin e Gazës.
Ata i kanë kërkuar Izraelt të tërhiqet nga ky plan.
Në një ndërhyrje të përbashkët të martën, udhëheqësit e Egjiptit, Francës dhe Jordanisë paralajmëruan Izraelin se ofensiva do të kishte pasoja të rrezikshme dhe kërcënon përshkallëzimin rajonal.
SHBA është gjithashtu kundër çdo sulmi në Rafah, ku janë vendosur shumë persona të detyruar të lënë shtëpitë e tyre në veri.


