Donte të takonte njërin prej tyre, vajza denoncon katër turistët italianë për për*hunim në Playa de Palma

Katër turistë italianë u arrestuan për dhunë në grup ndaj një të reje në Playa de Palma, Palma de Majorca.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore. Ngjarja ka ndodhur mes të dielës së kaluar, nga ora 2 deri në 6 të mëngjesit, sipas rrëfimit të viktimës në polici.

Vajza, me origjinë braziliane, ka dashur të takojë një nga turistët e rinj dhe ka shkuar në apartamentin e tij në Playa de Palma në ishullin Balearik. Aty gjeti edhe tre italianë të tjerë që e përdhunuan në grup.