Aksident në Shkodër, plagoset drejtuesja e motorit elektrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2024, 12:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin me iniciale F.H., ka përplasur një motor elektrik që drejtohej nga shtetasi me iniciale B.K. Ky i fundit është plagosur lehtë, ndërsa është dërguar në spital.
Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. ka përplasur motorin elektrik me drejtuese shtetasen B. K.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. K., e cila është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
