Çuka: AKU është institucioni përgjegjës që kryen kontrollin e tregtimit të produkteve plehëruese në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 16:21
Përgjegjësja e sektorit të mbojtjes së bimëve në AKU, Elda Çuka e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se AKU është institucioni përgjegjës që kryen mbikëqyrjen dhe kontrollin e importit dhe tregtimit të produkteve plehëruese në Shqipëri.
Çuka: AKU është institucioni përgjegjës që kryen mbikëqyrjen dhe kontrollin e importit dhe tregtimit të produkteve plehëruese në Shqipëri.
Të gjitha produktet plehëruese që importohen dhe hidhen në treg duhet të jenë të regjistruara nga komisioni i regjistrimit në ministrinë e Bujqësisë.
Kontrollet zyrtare të produkteve plehëruese kryen në bazë të planit vjetor.
