Veliu: BE ofron ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar Kosovën dhe Serbinë

Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News u shpreh se BE ofron ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor duke përjashtuar Kosovëb dhe Serbinë.

Veliu: Të enjten patëm takimin e fundit mes dy negociatorëve, Petkovic nga Serbia dhe Bislimi nga Kosova.

Opinioni publik është në një errësirë informative.

Ne dëgjojmë vetëm një deklaratë për shtyp pas takimeve të tilla dhe rreth asaj që cfarë përmban ajo marrëveshje nuk flitet asnjëherë më tepër.

Në bazë të asaj që tha zëvendës kryeministri i Kosovës, pala kosovare është pajtuar me planin e ofruar nga bashkësia kombëtare gjë të cilën e ka refuzuar Serbia dhe kanë dalur pa një marrëveshje.

Kemi rastin e fundit ku BE ofron 6 miliardë, një ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga i gjithë ky proces përjashtohet Kosova dhe Serbia.