“Na thave shpirtin e na…”, postimi prekës i gruas së shqiptarit që vdiq në aksidentin tragjik
Hysni Qestaj, rreth 40-vjeç, nga kantoni Vaud në Zvicër humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa drejtonte një Ferrari. Aksidenti ndodhi një javë më parë në Italinë veriore.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, bashkë me viktimën në automjet, në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua, identiteti i së cilës nuk dihet.
Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe automjeti shpërtheu në flakë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Zjarrfikësve iu desh disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina.
Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.
“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.
“Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes. Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada. Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret”, ka shkruar ajo në Facebook.
Media zvicerane Blick shkroi se 40-vjeçari të shtunën e kaluar në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.
Blick po ashtu shkroi se në aksident ka vdekur edhe një person tjetër.
Vëllai i të ndjerit ka treguar se vetura i përkiste atij.
“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

