Bajrami: Borrell dhe Lajcak, nuk po vënë në dukje që Serbia po shkel marrëveshjen e Ohrit
Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami në një intervistë në Ora News u shpreh se Borrell dhe Lajcak po e trajtojnë me një qasje të padrejtë Kosovën në raport me Serbinë
Sipas Bajramit, Borrell dhe Lajcak nuk po e cekin se Serbia po shkel marrëveshjen e Ohrit.
Bajrami: Në vazhdimësi opozita ka kërkesa për zgjedhje.
Deklarohen ashtu deri sa e dinë se ne nuk kishim nevojë të shkonim në zgjedhje.
Ne kemi thënë që Kosova duhet të përjetojë një mandat të rregullt elektoral, pasi ne asnjëherë pas luftës nuk kemi pas një qeveri që e ka cuar mandatin e saj deri në fund.
Vlerësimet që merr Kurti dhe qeveria e tij nga ndërkombëtaret janë pozitive.
Unë nuk besoj se vendet anëtarë të Këshillit Evropian do lëshohen në presion që bën Serbia.
Unë kam dëgjuar edhe deklarata kërcënuese të Brnabic kryeministres të Serbisë e cila thotë se ato do të tërhiqen nga ky Këshill e që do tregonte më tej fytyrën e vërtetë të Serbisë.
Ende dy anëtarë të trupës diplomatike, e trajtojnë me një qasje të padrejtë në raport me ne Serbinë.
Është fjala për Borrell dhe Lajcak, të cilët në asnjë moment nuk po e cekin që Serbia po e shkel me dy këmbë marrëveshjen aneks të Ohrit.
