Klubi në Kore hakmerret me Asanin, e lë në stol për shkak se …
Jasir Asani shkëlqeu në kualifikueset për “Euro 2024”, pasi mori një ftesë nga trajneri Sylvinho. Kjo formë e mirë duhet të sillte dhe kapërcimin e madh në karrierën e Asanit, që pritej të largohej nga Korea e Jugut për t’u kthyer sërish në Evropë, për të luajtur në një ligë të rëndësishme, por asgjë nuk ndodhi në janar.
Ofertat nga Gjermania dhe Spanja, sollën edhe rritjen e kërkesës financiare nga ana e klubit të tij Gwangju. Asani kërkonte me ngulm shitjen, koreano-jugorët rezistuan, ndërsa kjo solli edhe një krisje mes palëve, që po pasqyrohet në rinisjen e sezonit, teksa tashmë, sulmuesi shqiptar po përballet me hakmarrje nga klubi.
Asani vazhdon të stërvitet, madje duke shënuar edhe gola spektakolar, siç bëri edhe në seancën e fundit përgatitore, megjithatë edhe kaq nuk mjafton.
